75 Mall Live Search
13:11 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

United-i, me ofertë zyrtare për Muriqin

Manchester United-i ka paraqitur ofertë zyrtare për të marrë sulmuesin e spikatur të Fenerbahçes dhe Kosovës Vedat Muriqi në janar.

Media turke “Fotospor” shkruan se menaxherët e merkatos së klubit të njohur anglez kontaktuan menaxherin e 25-vjeçarit, Haluk Çanatar.

Mësohet se agjenti turk do të diskutojë me drejtuesit e Fenerbahçes për të ardhmen e Muriqit, e cila duket se do ta gjejë me ekip të ri.

Pavarësisht se e kanë vëzhguar në 6 ndeshje, Totenhemi nuk ka paraqitur ofertë zyrtare për Muriqin, megjithëse se e vlerësojnë shumë.

Por, gjasat që bomberi i Kampionatit turk të shitet në janar janë thuajse zero pasi skuadra nuk ka sulmues alternativë, që do të mbulonin hapësirën e lënë nga Muriqi. Për më tepër që “Kanarinat e verdhë” duan të fitojnë titullin kampion këtë sezon dhe rëndësia e Muriqit për skuadrën është më e madhe se kurrë.