Unitedi pas yllit të Lyonit
Manchester Unitedi ka dërguar agjentët për të përcjellë sulmuesin, Moussa Dembele.
Dembele ka shënuar gjashtë gola këtë sezon dhe është duke u kërkuar nga “Djajtë e kuq”, transmeton Indeksonline.
Trajneri, Ole Gunnar Solskjaer, është duke u përballur me mungesa për sulmues, pasi Marcus Rashfordi dhe Anthony Martiali janë të lënduar.
Sipas disa spekulimeve gjatë afatit të janarit klubi anglez do të provojë ta transferojë francezin./Indeksonline/