23:21 / E Diele, 14 Gusht 2022 / Gj. Sh

United po konsideron shkëputjen e kontratës për Ronaldon

Sipas gazetarit të njohur të SkySports, Manchester United është duk e marrë në konsideratë shkëputjen e kontratës me Cristiano Ronaldo

Sipas Kaveh Solhekol, një gazetar i njohur ky për burimet e tij brenda klubit të United, Manchester United do ta shkëput kontratën me Cristiano Ronaldon nëse ai nuk i përmirëson sjelljet e tij.

Sulmuesi është parë duke u larguar nga fusha pa i përshëndetur tifozët që kishin udhëtuar për ta parë skuadrën në Londër dhe pa u takuar me Ten Hag, pas debaklit që përjetuan kundër Brentford.

“Ka një mendim që gjendjes së Ronaldos po qartësohet. Ose ai duhet të ndryshojë qëndrimet e tij dhe gjuhën e trupit ose Manchester United do t’ia shkëput kontratën atij. Nuk mund të vazhdohet kështu. Askush në dhomën e zhveshjes nuk është duke e sfiduar atë për shkak të statusit të tij”, ka shkruar Solhekol.