United refuzon ofertën e parë për shitjen e Harry Maguire

West Ham është seriozisht i interesuar për Harry Maguire.
Mediet britanike bëjnë me dije se “The Hammers” kanë bërë dhe ofertën e parë zyrtare te Manchester United për mbrojtësin.
West Ham ishte i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për anglezin, por që Manchester United e ka refuzuar ofertën.
Mësohet se do të ketë një takim të ri mes palëve, duke kërkuar një marrëveshje të pranueshme.