18:04 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

United shënon fitore bindëse ndaj Fulhamit

Manchester United i është kthyer fitoreve në Premierligë.

‘Djajtë e Kuq’ mposhtën Fulhamin me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së 16-të të kampionatit anglez.

Ashley Young, Juan Mata, Romelu Lukaku e Marcus Rashford ishin golashënuesit e Unitedit në këtë takim.

Golin e vetëm për mysafirët nga penalltia e realizoi Aboubakar Kamara. Manchester United momentalisht ka 26 pikë dhe është në pozitën e 6-të. /IndeksOnline/