23:01 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / Gj. Sh

United shmang humbjen nga Leeds, kthehet në lojë pas dy golave diferencë

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Leeds United, ndeshje kjo e mbetur nga jave e tetë e Premier Ligës angleze.

Leeds kishte epërsinë prej dy golave, por ”Djajtë e kuq” arritën të marrin një pikë nga kjo përballje shkruan IndeksOnline.

Ishte minurta e parë e ndeshjes kur Wilfried Gnonto i dha epërsinë skuadrës mysafire.

Me të filluar pjesa e dytë, Leeds dyfishoi rezultatin me një autogol të Varanes në minutën e 48-të.

Në vazhdim Manchester United arriti të këndellet dhe barazoi rezultatin brenda tetë minutave.

Rashford në minutën e 62-të dhe Sancho në të 70-tin minutë arritën ta shpëtonin skuadrën e Ten Hagit nga humbja.

Me këtë barazim, United renditet në vendin e tretë në tabelë me 43 pikë, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 16-të me 19 pikë./IndeksOnline/