10:22 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

United të gatshëm t’i transferojnë dy yjet e Tottenham

Harry Kane ka premtuar që do të qëndrojë në Tottenham për të paktën edhe një sezon tjetër.

Por, tani menaxheri Mauricio Pochettino, do të përballet me një tjetër presion për mbajtjen e Toby Alderwerield dhe Danny Rose – me Manchester United të cilët janë të gatshëm të bëjnë një goditje të dyfishtë në verë.

Alderweireld është i pakënaqur me ofertën më të fundit të klubit, të cilët i ofruan 111,000 funta në javë plus bonuse, duke kërkuar 140,000 funta në javë.

Nëse Spurs nuk mund të arrijnë një marrëveshje të re, klauzola e kontratës së tij tregon se Alderwiered do të jetë në dispozicion për 25 milionë funte në vitin 2019. Kjo i jep Tottenham një nxitje për të holla dhe United besojnë se ata do të fitojnë garën për të nënshkruan me mbrojtësin anglez.

Poashtu edhe Rose, 27 vjeç, dëshiron të shkojë në ‘Old Trafford’ , por United së pari duhet të largoj Luke Shaw.

Tottenham ndërkohë po monitoron 17-vjeçarin e majtë të Fulham, Ryan Sessegnon. /IndeksOnline/