75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

United triumfon ndaj Nottinghamit

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Nottingham Forestit, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 16-të në Premier League.

Serinë e golave e nisi Marcus Rashford, në minutën e 19’, derisa vetëm tre minuta më vonë Anthony Martial, e dyfishoi epërsinë. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Fred me një gol në minutën e 87’, e vulosi fitoren e Djajve të Kuq.

Manchester United pas fitores mbetet në vendin e pestë me 29 pikë, pas 15 ndeshjeve.