75 Mall Live Search
15:33 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

United-Watford, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja në stadiumin “Old Trafford”, ku gjigandi anglez Manchester United pret në shtëpi Watfordin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 27 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Manchester United e mposhti me rezultat 4:2 skuadrën e Leeds, kurse Watfordi pësoi humbje me rezultat 4:1 kundër Crystal Palace, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 28 pikë në tabelë, ku United zë vendin e katërt me gjithsej 46 pikë, krahas Watfordit që renditet në vendin e 19 me vetëm 18 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood, Cavani dhe McTominay, kurse te Watfordi do të mungojnë N’Koulou dhe Etebo.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Telles, Varane, Lindelof, Wan-Bissaka; Matic, Fred; Pogba, Fernandes, Elanga; Ronaldo

Watford (4-3-3): Foster; Ngakia, Cathcart, Samir, Kamara; Sissoko, Louza, Cleverly; Sarr, King, Dennis