Unitedi arrin marrëveshje në parim me Michael Carrick-un
Manchester Unitedi ka arritur një marrëveshje në parim me Michael Carrick-un dhe stafin e trajnerëve për të marrë drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit.
Sipas informatave, marrëveshja përfshin emërimin e stafit të propozuar nga Michael Carrick.
Theksojmë se nëse Carrick zyrtarizohet deri të shtunën si trajner i Unitedit, ai pritet ta udhëheqë ekipin përballë Cityt në derbin lokal./Indeksonline/

