Unitedi dhe Chelsea pas Kloppit, vjen vendimi zyrtar për të ardhmen e trajnerit gjerman
Në mediat britanike dje u raportua se Manchester Unitedit dhe Chelsea janë të interesuara për shërbimet e trajnerit, Jurgen Klopp.
Klopp nuk është duke e kryer punën e trajnerit që një kohë të gjatë, pas largimit nga Liverpooli, shkruan Indeksonline
Agjenti i tij, Mark Kosiq është detyruar të tregojë të ardhmen e gjermanit, duke parë interesimin e jashtëzakonshëm të dyshes nga Premier League: Chelsea dhe Manchester Unitedi.
“Ai s’po mendon të rikthehet tani. Është shumë i lumtur me rolin e tij të ri dhe mjedisin në të cilin po punon tani.
“Ai mund të kthehet në të ardhmen, por tani është shumë i lumtur me pozicionin e tij. Para se t’i bashkohej Red Bullit, Klopp mund të kishte menaxhuar SHBA-në, Anglinë apo Gjermaninë.
“Edhe Chelsea dhe Manchester Unitedi janë përpjekur të nënshkruajnë me të, megjithatë Klopp e ka bërë të qartë nuk do të drejtojë asnjë klub anglez pas Liverpoolit. Ai i ka refuzuar”, u shpreh agjenti i trajnerit gjerman
Kujtojmë se tashmë Unitedi dhe Chelsea kanë trajnerët e tyre: Michael Carrick dhe Liam Rosenior./Indeksonline/

