22:54 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Unitedi kthehet në shtëpi me “duar në xhepa”, eliminohet nga Bristoli (Video)

Skuadra e Manchester Unitedit është eliminuar nga Kupa e Ligës “Carabao”.

Ekipi i Jose Mourinhos u mposht 2 me 1 nga Bristol City, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin vendas i shënuan: Bryan dhe Smith. Kurse të vetmin për ekipin e Unitedit e shënoi Ibrahimovic.

Bristol me këtë fitore iu bashkohet skuadrave si Chelsea, Manchester City dhe Arsenal./IndeksOnline/