19:12 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

“Uniteti” u kërkon nga 50 mijë euro Komunës së Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” u kërkon nga 50 mijë euro Komunës së Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Me iniciativë të Kryeshefit Ekzekutiv, Gazmend Morina, Bordi i Drejtorëve i KRM “UNITETI” iu ka drejtuar tri komunave për mbështetje financiare gjatë kësaj gjendje të jashtëzakonshme, pasi që amvisëritë dhe bizneset e kanë ndërprerë pagesën e mbeturinave.

Image may contain: text