75 Mall Live Search
10:00 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Universiteti i Cambirdget, në garë për të gjetur vaksinën kundër Covidit-19, metoda se si ajo do të funksionojë është e veçantë

Universiteti me renome ndërkombëtare ai i Cambrigdet i është bashkuar garës në gjetje të vaksinës që do të luftonte COvidin-19, virusin që po ua merr jetën shumë njerëzve.

Siç raporton “Daily Mail”, shkencëtarët e institutit prestigjioz, janë duke punuar në gjetje e vaksinës, e cila do të mbronte njerëzit nga Covidi-19, transmeton IndeksOnline.

E veçanta e kësaj është se vaksina nuk do të injektohet përmes gjilpërës, por se shkencëtarët po përpiqen ta disenjojnë në atë mënyrë që të bëhet një shpërthim në ajër, e cila do të lejonte më pas të depërtonte përmes shtresës së sipërme të lëkurës, duke përdorur presion pneumatik.

“Ata thonë se lloji i vaksinës që ata po bëjnë është provuar e sigurt në të kaluarën dhe duket se funksionon në gjykime për SARS-in, një lloj i ngjashëm i sëmundjes me koronavirusin”, shkruan “Daily Mail”.

Ndërkohë Qeveria britanike ua ka dhënë studiuesve 1.9 milionë paudë to për të zhvilluar dhe provuar vaksinën e tyre me shpresën se ajo do të rezultojë e suksesshme./IndeksOnline/