75 Mall Live Search
15:09 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / MSH

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” pranohet në Asociacionin Evropian të Universiteteve – EUA

Asociacioni Europian i Universiteteve – EUA, pjesë e të cilit janë 800 Universitete evropiane, është një asociacion dhe hartuesi kryesor i politikave të arsimit të lartë të BE-së, si dhe ka një rol të veçantë në Procesin e Bolonjës.

Që nga 5 nëntori pjesë e këtij asociacioni është edhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”.

Një gjë të tillë përmes rrjeteve sociale e bëri të njohur vet rektori Nimani.

“Të nderuar kolegë, Nga sot, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është bërë pjesë e Shoqatës Evropiane të Universiteteve (Europian University Association – EUA). Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që na erdhi nga EUA, ku Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pranohet me të drejta të plota në familjen e universiteteve të Evropës. Këtë arritje iu dedikoj studentëve, stafit dhe të gjithë miqve që na mbështetën në këtë rrugëtim. Na priftë e mbara!”, shkroi rektori Nimani.