75 Mall Live Search
13:55 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / L K

Universiteti i Parmës konfirmon largimin e Ancelottit në Brazil

Paolo Andrei , rektor i Universitetit të Parmës, përgatiti një fjalim emocionues gjatë ceremonisë në të cilën Carlo Ancelotti u dekorua me çmimin Honoris Causa.

Ndër fjalët e tij falënderuese dhe lavdëruese për karrierën e tij, rektori konfirmoi të ardhmen e Ancelottit në Brazil.

“Në vitin 2024, një aventurë e jashtëzakonshme e pret Carlo Ancelottin që për shumë trajnerë do të ishte vetëm një ëndërr, pankina braziliane. Ai është i huaji i parë në 60 vitet e fundit që do e drejtojë Brazilin. Admirimi që ndjejmë ndaj tij është i përgjithësuar dhe shkon përtej çdo kufiri apo skuadre” ka thënë rektori Andrei./Indeksonline/