75 Mall Live Search
10:54 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Universiteti i Prishtinës njofton për lirim nga pagesa e semestrave studentët, këto janë kushtet

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur njoftimin për lirimin nga pagesa e semestrave të studentëve të këtij universiteti.

Që të jenë përfitues të kësaj mundësie studentët duhet t’i takojnë kategorisë si në vijim: familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentët tjerë nuk do të paguajnë (lirohen vetëm studentët në nivelin bachelor dhe master, sipas kushteve të specifikuara në shpallje).

Afati për paraqitjen e dukmenteve është i hapur deri më 10/12/2019 në ora 15:00.Për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme, detajet i gjeni në linkun: https://uni-pr.edu/desk/inc/media/EFE3BFC6-4B67-4AA1-BCDF-0F97603FB307.pdf