Universiteti i Prishtinës thotë se nuk e ka paguar Isa Mustafën që nga dhjetori i vitit 2016

Universiteti i Prishtinës thotë së nuk e ka paguar Isa Mustafën që nga dhjetori i vitit 2016
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në medie dhe në platforma të tjera online, se prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim.
“Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafa nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”, thuhet në një reagim të Universitetit të Prishtinës.
Ata kanë thënë se Universiteti i Prishtinës mbetet i hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin.