09:03 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Universiteti “Kadri Zeka”në Gjilan për herë të parë fillon me studimet Master

Universiteti ‘Kadri Zeka’ në Gjilan do të fillojë për herë të parë me studimet Master në Gjilan.

UKZ, do të bëjë hapjen solemne të studimeve Master sot me fillim nga ora 14, transmeton Indeksonline.

Kjo është komunikata e plotë:

UKZ ka dy programe studimi të nivelit master, programin E-Qeverisja, program ky  i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit  Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe  programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Të hënën, më 20 nëntor 2017 në ora 14:00, Salla A34 bëhet hapja  solemne e studimeve Master.

Ftoheni te merrni pjese ne kete organizim.

Ju mirëpresim !