75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / A. M.

UNMIK-u në Kosovë dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar ashpër sulmet kundër policisë së Kosovës në ditët e fundit, duke bërë thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.

“Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, u shpreh Ziadeh.