UNMIK-u sqaron si e hoqi Haradinajn nga lista e INTERPOL-it
UNMIK-u ka ndërmjetësuar mes Kosovës dhe INTERPOL-it, në mënyrë që kjo e fundit të fshijë nga lista 20 emrat ndaj të cilëve kishte fletëarrest, në mesin e tyre edhe atë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në një përgjigje që Zyra për Komunikim me Publikun në UNMIK i ka dhënë Tanjugut serb, bëhet e ditur se vendimi ishte marrë pasi UNMIK i kishte dërguar një notë ndërkombëtare INTERPOL-it ku kërkonte largimin e fletëarresteve për 20 kosovarë, shkruan Indeksonline.
Kjo kërkesë ishte dërguar në dhjetor të vitit 2016. Ndërsa, në përgjigjen e tyre, UNMIK-u ka bërë me dije se këtë veprim e kishte ndërmarrë duke u bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në kompetencat që i lejon kjo rezolutë./Indeksonline/