UNRWA: 570 mijë njerëz në Gaza përballen me “uri katastrofike”

Agjencia e Punëve dhe Ndihmës së Kombeve të Bashkuara (UNRWA) ka paralajmëruar se 570 mijë njerëz në Gaza përballen me “uri katastrofike”.
Ajo në një postim në X tha se luftimet intensive, mohimet dhe kufizimet e aksesit, ndërprerjet e komunikimit po pengojnë aftësinë e tyre për të ofruar ndihma në mënyrë të sigurt dhe efektikve.
Ndërsa rreziku i urisë rritet, OKB-ja bën thirrje për një rritje kritike të aksesit humanitar.