75 Mall Live Search
19:39 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

UNWoman dhe UNFEPA dhurojnë donacion për të mbijetuarat e dhunës në familje

Ministrja në detytë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot, së bashku me Ministrin Arben Vitia, pranuan një donacioni nga UNWoman dhe UNFPA që do të shpërndahet në hapësirën e cila është ndarë për të mbijetuarat e dhunës në familje.

“Në këtë ngjarje, falenderuam Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, znj. Ulrike Richardson për ndihmën e vazhdueshme e sidomos në këtë kohë pandemie.

Duke pasur parasysh që në rrethanat e izolimit për shkak të pandemisë, rastet e dhunës në familje janë rritur, institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë gjitha masat për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje prandaj inkurajoj që dhuna në familje të mos heshtet por të raportohet”, shkruan ajo.

Haxhiu ka ftuar qytetarët e Kosovës, të heqin dorë nga dhuna.

“Këto momente të vështira për vendin, mund t’i kalojmë vetëm nëse e duam dhe e respektojmë njëri tjetrin si dhe e organizojmë bashkërisht ditën e kohën”, përfundon ajo./Indeksonline