UP “Hasan Prishtina” përballet me koreanët e “KANGWON” në finalen e Botërorit universitar të hendbollit

UP “Hasan Prishtina” përballet me koreanët e “KANGWON” në finalen e Botërorit universitar të hendbollit
Kampionati Botëror universitar i hendbollit që po zhvillohet në Prishtinë ka arritur në fazën finale dhe sot do të zhvillohen ndeshje jashtëzakonisht interesante në sallën “1 Tetori”.
Finalja e madhe në kategorinë e meshkujve do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 dhe aty do të ballafaqohen Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti nga Korea e Jugut “KANGWON”, raporton KosovaPress.
Në kategorinë e femrave, në finale do të ballafaqohen Universiteti “KNSU” nga Korea Jugore dhe Universiteti nga Spanja “UCLM”. Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00.
Këto dy finale do të paraprihen nga dy ndeshje të tjera për medalje të bronztë ku nga ora 13:00, vashat e UP “Hasan Prishtina” luftojnë kundër çekeve të universitetit “UPOL”, kurse nga ora 15:00 nga kategoria e meshkujve për medalje të bronztë do të ballafaqohen universiteti spanjoll “UCLM” dhe ai nga Mali i Zi “UNIMNE”.
Në këtë kampionat për 7 ditë me radhë morën pjesë 14 universitet nga vende të ndryshme të botës ku pati ndeshje shumë interesante.