UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve për vitin akademik 2024/25

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs, për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/25
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025”, thuhet në njoftim.
Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.
“Universiteti ynë ofron një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal”, thuhet në njoftim.
Për të gjithë të interesuarit, UP-ja ofron qindra programe studimore në 14 fakultete. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024.
Për konkursin e plotë klikoni.
Për konkursin e plotë klikoni:https://uni-pr.edu/…/84B5B65C-0C10-4B97-BFC1…
Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2969#jamUP#UPgrade#growUP#riseUP#beUP#UPspeak#loveUP#UPeducation#cheerUP