UP merr vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore të UP-së.
“Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP), në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2020 në pajtim me Rregulloren për procedurën zgjedhore, themelimin dhe punën e Parlamentit studentor dhe Këshillave të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, datë 28.02.2020, ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore në UP, të cilat kanë filluar nga data 05.03.2020, ndërsa data e votimit do të jetë me datë 30.03.2020, duke filluar nga ora 08:00-17:00”, thuhet në njoftimin e tyre.
Komisioni Qendor Zgjedhor inkurajon të gjithë studentët më të drejtë vote që të marrin pjesë masivisht në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Po ashtu, KQZ i UP-së në mbledhjen e mbajtur me datë 06.03.2020 ka miratur: Dinamikën e procesit zgjedhor për zgjedhjet e studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për vitin 2020./Indeksonline/