10:40 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

UP miraton kriteret për regjistrim në doktoratë

Senati i UP- ka miratuar kriteret për studentët për regjistrim në nivelin e doktoratës.

Kriteret e caktuara përfshijnë pragun kalues prej 50 për qind për studentët e nivelit të doktoratës.

Prorekrori për kërkime shkencore, Faton Berisha propozoi që kriteret për nivelin e studimeve të doktoratës të jenë 40 pikë nga studimet paraprake, 40 pikë nga provimi dhe 20 pikë nga gjuha angleze.

Ndërsa dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli tha se vetëm UP-ja ka të drejtë t’i bëjë studimet e doktoratës.