75 Mall Live Search
10:03 / E Hënë, 03 Mars 2025 / L A

Upamecano afër marrëveshjes së re me Bayernin

Mbrojtësi francez, Dayot Upamecano, ka një ringritje në formë këtë sezon.

Dhe drejtuesit e Bayernit do ta shpërblejnë atë me vazhdim të kontratës ku sipas Fabrizio Romanos, bisedimet mes të dyja palëve janë në fazën e fundit.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë kontrata e re për Upamecanon, i cili ka rigjetur formën e tij nën urdhërat e Vincent Kompanys.

Këtë sezon francezi, ka bërë 30 paraqitje me Bayernin dhe po ashtu ka shënuar 2 gola në Bundesliga./IndeksOnline/