75 Mall Live Search
19:19 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / L A

Upamecano vendos rreth të ardhmes së tij

Dayot Upamecano ka vendosur hapin e tij të radhës.

Francezi, ka arritur marrëveshjen me Bayernin për të vazhduar kontratën e tij, me klubet që ishin të interesuara për të janë informuar rreth vendimit të lojtarit.

Kontrata e tij e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2030.

Upamecano, ka 26 paraqitje me Bayernin këtë sezon dhe shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Vincent Kompany./IndeksOnline/