75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 28 Shtator 2025 / AR

Ups! Marines i ndodh e papritura, e ‘tradhtojnë’ pantallonat

Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga sfilata e Elisabetta Franchi Fashion Show.

Moderatorja u shfaq me një stil tërësisht të zezë, duke kombinuar një xhaketë lëkure krokodili me një korse të ngushtë dhe pantallona të ngjitura për trupi, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, ajo që ra në sy nga postimi i fundit në Instagram ishte një detaj tek pantallonat e saj.

Në pjesën e pasme duket qartë një çarje, që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së fansave.

Pavarësisht këtij momenti, Marina u komplimentua për elegancën dhe paraqitjen e saj në eventin prestigjioz të modës./Indeksonline/