16:32 / E Martë, 03 Maj 2022 / AR

Upss moment i sikletshëm! Kim rrëshqet keq, ja si e shpëton Pete nga rrëzimi (VIDEO)

Kim Kardashian dhe Pete Davidson morën vëmendje të madhe natën e mbrëmshme në Met Gala ku shkëlqyen krah njëri-tjetrit.

Por dy ditë më parë ata ishin të pranishëm në një tjetër event, ku ishte dhe paraqitja e para në tapetin e kuq si çift.

Një video e shpërndarë në rrjete sociale nga darka e Shoqatës së Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë, shihet Kim teksa kalon një moment të sikletshëm.

Kardashian dhe Davidson ishin kapur për dore kur ajo në dukje u ngec nga fustani dhe u mbajt për të dashurin e saj për të mos rënë gjatë ecjes në hollin e hotelit Washington Hilton.

“Unë sapo pashë Kim Kardashian dhe Pete Davison dhe ajo pothuajse u rrëzua”, ka shkruar një dëshmitar okular në një video në Twitter.