Ura e fshatit Rogovë rrezikon të shembet, ndalohet qarkullimi (FOTO)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/01/ura-gjakove.jpg)
Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në urën e fshatit Rogovë.
Kjo urë është dëmtuar pas reshjeve të ditëve të fundit dhe rrezikon që të shembet.
Komuna e Gjakovës lut qytetarët që për sigurinë e përgjithshme ta respektojnë këtë vendim.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/01/ura-gjakove-2.jpg)