Ura e Ibrit po testohet me kamionë të peshave të rënda, KFOR-i e përcjell situatën

Ka nisur testimi i qëndrueshmërisë së urës së Ibrit. Ajo po testohet me kamionë të peshave të rënda.
Në pamjet mëposhtë shihet se KFOR-i po e përcjell situatën.
Përderisa qeveria po vazhdon të këmbëngulë në hapjen e Urës së Ibrit për trafik, bashkësia ndërkombëtare janë deklaruar kundër këtij vendimi.
Për të kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, qytetarët serbë dje kanë protestuar, ndërsa sot në Mitrovicë të Veriut është, duke u mbajtur një takim për bashkëpunimin ndër-etnik dhe për lirinë e lëvizjes.