‘Uragan’ i ndeshjeve sportive në Artmotion, 60 transmetime brenda një jave (VIDEO)

Pas ndeshjeve të kombëtareve, rikthehen emocionet e ligave sportive në Artmotion.
Nga java e ardhshme, ekskluzivisht në platformën më të pasur sportive, do të transmetohen të gjitha ndeshjet e UEFA Champions League.
Drejtori për futboll në Artmotion, Arlind Sadiku dhe redaktori i Klan Kosova, Naim Selmani paralajmërojnë ngjarjet më të rëndësishme të javës përmes kësaj videoje.