75 Mall Live Search
14:20 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / MSH

Uragani “Milton”/ Katër të vdekur në një qark të Floridës

Autoritetet kanë konfirmuar se katër persona në qarkun St Lucie kanë vdekur, si pasojë e uraganit “Milton”, që ka goditur Floridën.

Vdekja e viktimave është konfirmuar nga zyrtarë të qarkut, të cilët pohojnë se ekipet janë duke kryer punët në kapacitetet e tyre maksimale për të evidentuar rastet e prekura nga ky uragan, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

“Ekzaminuesi mjekësor i St Lucie ka konfirmuar katër viktima, si rezultat i këtyre tornadove”, thuhet në njoftim të qarkut.

Zona më e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore vazhdon të mbesë gjiri i Tampas, aty ku po priten zbatica të larta dhe vërshime të lumenjve.

Uragani i paralajmëruar për disa ditë radhazi është ndër më të mëdhenjtë në vitet e fundit, ka bërë që qindra mijëra banorë të lënë vendin.

Afro 3 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa rrymë, teksa familjet që nuk kanë mundur të largoheshin po përballen me diçka që s’e kanë përjetuar asnjëherë më parë./IndeksOnline/