08:17 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Uragani “Nate” trondit SHBA-në

Uragani Nate ka sjellë erëra të forta, reshje shiu të fuqishme në Bregun e Gjirit të SHBA-së.

Stuhia, me erëra maksimale prej 137km / h, goditi së pari lumin e Misisipi në Luiziana, të shtunën vonë, transmeton AktivPress.

Luiziana, Misisipi, Alabama dhe pjesë të Floridës, tashmë kanë filluar evakuimin nga frika e ujërave të detit që rriteshin me shpejtësi.

Nate vrau të paktën 25 njerëz në Nikaragua, Kosta Rika dhe në Honduras./AktivPress