11:34 / E Hënë, 20 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

“Uran Bislimi e refuzoi përsëri Kosovën, Mërgim Berishën e kemi pritur që 4 vite e gjysmë”

Përfaqësuesja e Kosovës, ka filluar grumbullimin e lojtarëve për ndeshjet e marsit në kuadër të ndeshjeve të para kualifikuese për EURO “Gjermania 2024”.

Gjatë këtij muaji, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje, njërën më 25 mars (vs. Izraeli, mysafir), dhe tjetrën më 28 mars (vs. Andorra, vendas).

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, gjatë një konference për shtyp ka folur rreth lojtarëve Mërgim Berisha dhe Uran Bislimi, ku për këtë të fundit tha se ka qene i ftuar dy herë për të luajtur për Përfaqësuesen e  Kosovës, por ai ka refuzuar.

‘’Uran Bislimi për herë të dytë refuzon Kosovën’’, tha ai.

Uran Bislimi luan për FC Lugano, si mesfushor qendror.

Ndërsa për Mërgim Berishën tha se Përfaqësuesja e Kosovës, i ka ofruar gjithçka.

‘’Mërgim Berishës i kemi ofruar gjithçka, deri në detajet e fundit. Berishën e kemi pritur katër vjet e gjysmë, madje në tetor të vitit 2019 sa ka qenë pjesë e Salzburg, ai ka konfirmuar ardhjen e tij te Kosova.” tha menaxheri Shala. /IndeksOnline/