Uran Bislimi shënoi dy gola për Luganon, por s’mjaftuan

Skuadra e Luganos pësoi humbje 2:3 në javën e 19-të në Superligën e Zvicrës ndaj Lausanne Ouchy.
Dy gola në këtë takim i shënoi futbollisti kosovar, Uran Bislimi, shkruan Indeksonline
Bislimi shënoi dy gola nga zona e 16-metërshit, por nuk mjaftuan për të marrë ndonjë rezultat pozitiv.
Kujtojmë që këtë sezon, Bislimi ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asiste.
Kurse skuadra e tij në 19 javë ka grumbulluar 26 pikë dhe gjendet në pozitën e 5-të./Indeksonline/