75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / G T

Uran Bislimi si “turist” në ndeshjet e Zvicrës, ishte në grumbullim por s’luajti asnjë minutë

Kombëtarja e Zvicrës mbylli dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji, me një fitore (ndaj Irlandës) dhe një barazim (ndaj Danimarkës).

Në këtë grumbullim ishin të ftuar nga Murat Yakin tre lojtarë shqiptarë, duke përfshi këtu: Xhedan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Uran Bislimin, shkruan Indeksonline

Dy lojtarët, Xhaka dhe Shaqiri patën minuta të zhvilluara në këto dy ndeshje, madje ky i fundit shënoi golin e vetëm mbrëmë në fitoren ndaj Irlandës.

Uran Bislimi: Nati-Spieler kehrt in Kosovo zurück - 20 Minuten

Por, zero minuta pati Uran Bislimi, futbollisti shqiptar i cili ishte në këto dy ndeshje në rolin e “turistit”.

Bislimi dikur ishte futbollist i Kombëtares së Kosovës, madje realizoi një gol në një ndeshje miqësore. Megjithatë tashmë 24-vjeçari është “djegur” nga “Helvetikët” pasi ka luajtur nga një minut në dy ndeshjet zyrtare në kualifikimet e Kampionatit Europian.

Mesfushori shqiptar gjatë këtij sezoni në Superligën e Zvicrës ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 6 asiste./Indeksonline/

Kosova draws again in a friendly match, this time against the Faroe Islands  - Federata e Futbollit e Kosovës