75 Mall Live Search
19:35 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Uran Ismaili: Albin Kurti s’mund ta mbaj taksën, as të vendos reciprocitetin dhe po rrezikon partneritetin me ShBA-në

Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se ai për herë të parë me qëndrimet nga e kaluara e tij dhe ato aktuale Kosova po përballet seriozisht me rrezikun e dëmtimit të partneritetit të Kosovës me ShBA-në, e ka sjell Kosovën në një situatë ku nuk mund ta mbajë taksën, nuk mund ta vendos reciprocitetin dhe rrezikon partneritetin me ShBA-në, raporton IndeksOnline.

“Sot po flasim për drejtimin që duam të ja japim Kosovës, kjo situatë me ShBA-në është diçka e re, të cilën nuk do të donim ta shihnim. Sot do të kisha pasur dëshirë të mos ketë hapësira për kritika. Mirëpo e kaluara e tij është pengesë për të ardhmen tonë të përbashkët, dhe duhet të pranoj se e tërë e kaluara e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të harrohet”, tha Ismaili.

Tutje Ismaili tha se kryeministri Kurti ka edhe një histori që mundohet ta mbajë fshehur por që i shpërfaqet kohë pas kohe,  refuzimi për të pranuar çdo gjë që na ofron ShBA-j.

 “Tani ShBA na ka dhënë ultimatumin merre ose merre, pa mundësi zgjedhje. Kosova për herë të parë e ka pas një ultimatum të tillë nga ShBA-ja”, ka theksuar Ismaili.