Uran Ismaili- deputetëve të VV-së: S’duam të bëjmë paqe me ju

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili, ka qenë shumë kritik ndaj deklaratës së zëvëndeskryeministres Albulena Balaj-Halimi, se në zyrën e saj , s’ e ka pasur as deklaratën e pavarësisë e as simbolet shtetërore.
Pikërisht për këtë ka reaguar Ismaili, duke thënë se Haki Abazi ishte ai që asnjëherë nuk është interesuar për cështjen e Kosovës dhe s’do të ishte çudi nëse kjo do të ndodh, që ai ta heq nga zyra e tij çdo simbol shtetëror.
Me këtë rast ai ka thënë se nuk duan të kenë paqe e as të krijojnë një opozitë të përbashkët me Vetëvendosjen.