75 Mall Live Search
10:53 / E Premte, 03 Tetor 2025 / P M

Uran Ismaili në “Arbëri”: “Problemet e Prishtinës janë thelluar, më 12 tetor ia kthejmë investimet qytetit tonë!” (VIDEO)


Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur dje tubimin e radhës në lagjen “Arbëria”, ku para një numri të madh qytetarësh prezantoi planin e tij për Prishtinën dhe projektet konkrete për këtë lagje.

Ai tha se gjendja në kryeqytet, nga viti 2021 e deri sot, është përkeqësuar në vend se të përmirësohet. Sipas tij, qytetarët janë më të zhgënjyer dhe më të dëshpëruar se kurrë, pasi vota e tyre nuk është kthyer në investime apo përmirësim real të jetës së përditshme. “Ama duhet me ju kallëzu që nuk e kanë më fuqinë mbi neve. Kanë mujtë mos me na i sjell investimet; veç kësaj here, me 12 tetor, do i marrim investimet vetë ne. Me 12 tetor po angazhohemi edhe zhvillimin po e kthejmë në Prishtinë” tha Ismaili.

Duke e cilësuar Prishtinën si qytetin që i ka dhënë shumë secilit prej qytetarëve, ai shtoi se ka ardhur koha që edhe qyteti të marrë zhvillimin që meriton. “Një Prishtinë e kemi, për këtë Prishtinë jemi duke garu. Ky qytet na ka dhënë shumë, këtij qyteti duhet me i dhënë zhvillim”, theksoi kandidati për kryetar.

Plani i Ismailit për Arbërinë përfshin:

  • Ndërtimin e çerdhes për fëmijët e lagjes;
  • Ndërtimin e një shkolle të re;
  • Lidhjen e shkallëve emblematike të “Arbërisë” me parkun;
  • Integrimin e stacionit të trenit dhe vijës hekurudhore me korridore për këmbësorë;
  • Linja të reja të trafikut urban që mbulojnë tërë lagjen;
  • Dy terrene sportive për futboll dhe basketboll;
  • Park të ri për lagjen, me kënde lojërash për fëmijë.
  • Rregullimi i varrezave të qytetit

Ismaili tha se “Arbëria” është një lagje me karakter dhe identitet, prandaj nuk duhet të mbetet me premtime të mëdha që nuk realizohen, por të ketë projekte konkrete që ndryshojnë jetën e banorëve. Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/17Cxaim9GL/?mibextid=wwXIfr