75 Mall Live Search
16:45 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për Barilevën: Ndërtim të sheshit dhe dyfishim të subvencioneve në bujqësi

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte nga ora 19:00 do të prezantojë zgjidhjet e tij për fshatin Barilevë. Takimi do të mbahet në shkollën “Ali Kelmendi”, ku ai ka ftuar qytetarët e kësaj zone t’i bashkohen.

Ismaili ka theksuar se Barileva është pjesë e pandarë e kryeqytetit dhe si e tillë meriton kujdes e investime njësoj si qendra. Plani i tij synon urbanizim të qëndrueshëm të hapësirave, duke ruajtur karakterin rural të Barilevës dhe duke e harmonizuar me potencialin e saj ekonomik e social.

Projektet identifikuese të Ismailit për Barilevën përfshijnë:

Ndërtimin e sheshit të Barilevës;

Ndërtimin e një çerdheje të re;

Rregullimin e shtratit të lumit me shtigje për vrapim;

Rregullimin e stadiumit të Barilevës;

Dyfishimin e subvencioneve për bujqësi;

Krijimin e fondit për mbrojtjen e bujqve;

Funksionalizimin dhe shtimin e shërbimeve mjekësore në QMF-në e fshatit;

Ndriçimin e të gjitha rrugëve dhe hapësirave publike.

Ky tubim është pjesë e turit të Uran Ismailit në lagje dhe fshatra të kryeqytetit, ku ai po prezanton projektet konkrete që synojnë të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Video e plotë: