75 Mall Live Search
10:50 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Uran Ismaili: Nuk ka pasur bastisje në PDK

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar se në PDK nuk ka pasur kurrëfar bastisje nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.

“Nuk ka bastisje ne PDK. Nuk kemi pranuar asnjë urdhëresë nga misioni i Eulexit apo Policia e Kosovës për bastisje në PDK. Pra, në PDK nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj bastisje”, tha Ismaili për Indeksonline.