Ismaili: PDK-ja me 10 kandidatë nga Prishtina, është oferta më e mirë që kanë prishtinasit
Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës me 10 kandidatë për deputetë nga qyteti i Prishtinës, është oferta më e mirë dhe më serioze që prishtinasit e kanë me 6 tetor.
Ai, ka ardhur në këtë përfundim pasi kishte zhvilluar dhjetëra takime me qytetarë nëpër lagjet e Prishtinës, të cilët të gjithë kishin kërkuar një qeverisje më të mirë për kryeqytetin e tyre.

Postim i plotë :
Në javën që lamë pas kam zhvilluar dhjetëra takime me qytetarë në shumë lagje të Prishtinës. Të gjithë bashkëqytetarët e mi njëzëri po kërkojnë një qeverisje që i jep kryeqytetit vëmendjen që meriton. Partia Demokratike e Kosovës me 10 kandidatë për deputetë nga qyteti ynë është oferta më e mirë dhe më serioze që prishtinasit kanë me 6 tetor. Si asnjëherë më parë, kjo ofertë po gjen mbështetje në secilën lagje dhe në secilin fshat. Me 6 tetor – të gjithë së bashku do të vendosim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë – për ty dhe shtetin.