Uran Ismaili për pensionimin e Dr. Salih Ahmetit: Heroi i Pandemisë, faleminderit për shërbimin

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, i cili njëherësh ka qenë edhe ish Ministër i Shëndetësisë, e ka cilësuar “Hero të Pandemisë” Doktorin Salih Ahmeti, i cili është pensionuar sot.
Ismaili ka thënë se Dr. Ahmeti ka qenë një njeri i qetë, profesional dhe gjithmonë në krye të detyrës, posaçërisht në periudhën e pandemisë duke qenë vazhdimisht afër qytetarëve.
“Kur pandemia rëndonte shëndetin e gati çdo familjeje në Kosovë, Profa na qetësonte me këshillat e përgjithshme por edhe kujdesin intensiv në klinikë. Shembuj të tillë të profesionistëve na tregojnë që heronjtë me vërtetë janë mes nesh. Faleminderit Profë për angazhimin tënd dhe shembullin që e jep se si të punohet me nderë, mirësjellje e dashuri për profesionin më human në botë.”, ka shkruar Ismaili në statustin e tij në Facebook.