Uran Ismaili për Sami Lushtakun: Askush s’ka me mujt mu përzi në udhëheqjen e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili I është rikthyer debatit për Sami Lushtakun duke thënë se “propaganda e tillë rikthehet në kohë zgjedhjesh”. Ai ka thënë se të gjitha vendimet do ti marrë vetë sic e ka bërë gjatë tërë karrierës së tij politike. Madje ai e cilësoi sërish si gabim deklaratën e tij në një paraqitje televizive.
Të njëjtat tema janë rikthyer edhe gjatë kohës si ministër i Shëndetësisë, por nuk ka hezituar e as frikësuar për të marrë vendime që kanë bazë ligjore dhe për interes të shëndetësisë së Kosovës.
Më tej, ai ka thënë se karrierën e tij dhe bagazhin politikë jetësor kurrë nuk do ta rrezikojë me idenë që të lejoj dikë tjetër ti ndërhyjë në udhëheqjen dhe vendimmarrjen për Prishtinën.
Të vetmen përgjegjësi e llogari, ka thënë Ismaili, do ta jap vetëm para qytetarëve të Kosovës./Indeksonline/