Uran Ismaili prezanton Listën për Asamblenë e Prishtinës: 70% kandidatë të rinj dhe mbi 40% gra

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar listën e 56 kandidatëve të PDK-së për Asamble Komunale të Prishtinës.
Lista përbëhet nga profesionistë, arkitektë, urbanistë, dhe qytetarë aktivë nga çdo lagje e Prishtinës, të cilët, sipas tij, e njohin nga afër realitetin e qytetit dhe kanë vullnetin për të kontribuar në një qeverisje që ua kthen vendimmarrjen qytetarëve.
Në këtë ekip, mbi 40% janë gra, ndërsa 70% e kandidatëve garojnë për herë të parë, duke sjellë energji të re dhe përfaqësim të gjerë nga Velania në Ulpianë, nga Dardania në Arbëri, nga Bregu i Diellit në Kodër të Trimave e deri te Kolovica dhe Hajvalia.
