75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / F.R

Uran Ismaili sonte prezanton zgjidhjet për Bardhoshin dhe fshatrat përreth, fton qytetarët t’i bashkohen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon turin e prezantimit të zgjidhjeve për kryeqytetin, duke shpalosur planin e tij për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme, që mbështetet në pesë shtylla kryesore: zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, kthimin e hapësirave publike nga betoni te komuniteti dhe Prishtinën e së ardhmes.

Sonte, Ismaili do të ndalet në fshatin Bardhosh, ku ka ftuar qytetarët e kësaj zone të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet nga ora 19:00 në shkollën “Andon Zako Çajupi”. Ky takim është pjesë e planeve të tij për t’u dhënë vëmendjen e merituar fshatrave të kryeqytetit, të cilat për shumë vite kanë mbetur jashtë investimeve komunale.

Projektet e hartuara nga bashkëbisedimet me qytetarët e Bardhoshit përfshijnë:

Ndërtimi dhe Rregullimi i sheshit përgjatë kanalit të Ibër-Lepencit,

Ndërtimin e një qendre multifunksionale për sport, kulturë dhe socializim,

Hapja e një çerdheje të re publike për fëmijët e fshatit.

Përmirësimi i rrjetit të tensionit elektrik dhe furnizimit me ujë,

Krijimi i shtigjeve për këmbësorë për qasje më të lehtë në zonat urbane,

Mbështetje për agroturizëm dhe zhvillim rural.

Shtimi i linjave të transportit publik brenda fshatit

“Me platformën tonë, Bardhoshi dhe fshatrat rreth Prishtinës nuk do të mbesin më jashtë investimeve. Ato do të kthehen në pjesë aktive të zhvillimit dhe mirëqenies së kryeqytetit,” ka thënë Ismaili.