75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / OSH

Uran Ismaili sonte publikon videon e radhës ku ka bujtë në Prishtinë!

Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës ka filluar një seri të bujtjeve nëpër lagje të Prishtinës. Ai madje e e ka publikuar një nga bujtjet që e ka bërë në një familje në Ulpianë.

Publikimin e videos nga bujtja në Ulpianë, Ismaili e ka bërë në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.

Mirëpo me sa duket ai nuk do të ndalet me kaq, sepse sot me një postim në profilin e tij në Facebook, Ismaili poashtu ka paralajmëruar bujtjen e radhës në një lagje të Prishtinës të cilën nuk e ka bërë publike ende, mirëpo ka thënë që të njëjtën do ta publikojë në ora 20:00 të ditës së sotme.

Në postimin e tij Uran Ismaili ka pyetur “A e dini në cilën lagje kom bujtë kësaj here?

E kuptoni sonte në ora 20:00 (në Facebook, Instagram dhe Youtube)”.